Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani shtrëngon duart me Donald Trump: SHBA, aleati më i rëndësishëm i Kosovës

nga B G26 prill 2025
Osmani shtrëngon duart me Donald Trump: SHBA, aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka shtrënguar sot duart me homologun e saj amerikan Donald Trump.

Kjo ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore të Papa Françeskut.

Osmani me këtë rast ka vlerësuar rolin amerikan në mbështetjen e madhe për Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i vendosur dhe më i rëndësishëm i Kosovës. Gjithmonë është kënaqësi të takosh presidentin Donald Trump dhe të përcjellësh dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën. Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë më parë!”, ka shkruar Osmani në X.

Osmani ka uruar edhe Zonjën e Parë të SHBA-së Melania Trump për datëlindjen e saj dhe e ka përgëzuar për punën e shkëlqyer përmes nismave të dedikuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →