Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Qëndrojmë fuqishëm përkrah ShBA-së dhe Trumpit kundër regjimit të Maduros

nga Gentrita Xhemajli3 janar 2026
Osmani: Qëndrojmë fuqishëm përkrah ShBA-së dhe Trumpit kundër regjimit të Maduros

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mbështetur operacionin e SHBA-së në Venezuelë të shtunën. Ajo ka thënë se Kosova qëndron fuqishëm me SHBA-në dhe presidentin Donald Trump në mbështetje të veprimeve kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka shtuar se Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane e se çlirimi i Kosovës është dëshmi e saj.

“Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane – çlirimi ynë është një dëshmi e kësaj. Në një moment kur SHBA-të po përballen me tiraninë në Venezuelë, të gjithë duhet ta përforcojmë këtë qëndrim, sepse komuniteti transatlantik është më i fortë kur bashkohet pas lidershipit amerikan dhe vlerave të përbashkëta. Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë me krenari së bashku – sepse liria jonë kolektive varet prej saj”, ka shkruar ajo.

Kosovo stands firmly with the United States and President @realDonaldTrump in support of its actions against Venezuela’s narco-terror regime.

President Trump stood with the people of Venezuela and stood up to Maduro’s narco-state — protecting America and the rest of the world…

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 3, 2026

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →