Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron Trumpin: Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë

nga B G6 nëntor 2024
Osmani uron Trumpin: Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar fitoren e Donald Trump.

Osmani përmes një postimi në platformën “X”, u shpreh se SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trump dhe Vance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara. SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë!”, shkruan Osmani në platformën “X”. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →