Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Koha për vendime konkrete nga BE-ja për Kosovën

nga Kaltrina Berila16 qershor 2025
Osmani: Koha për vendime konkrete nga BE-ja për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ishte pjesëmarrëse në samitin e nivelit të lartë të liderëve të shteteve të vendeve të Evropës Juglindore në Tiranë.

Atje, ajo u prit nga homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj.

Ndryshe, Osmani bëri të ditur se gjatë adresimit të saj në këtë samit, ajo theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një proces bamirësie, por investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e vetë Evropës

“Gjatë adresimit tim, theksova se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një proces bamirësie, por investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e vetë Evropës. Prandaj, është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime konkrete dhe të merituara për Kosovën, përfshirë heqjen e masave të padrejta dhe dhënien e statusit të kandidatit për vendin tonë”, shkroi e para e vendit.

Ndër të tjera, Osmani tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga masa që i dëmtojnë drejtpërdrejt dhe që nuk i shërbejnë as paqes, as dialogut, e as të ardhmes evropiane të vendit.

“Orientimi i Kosovës është i qartë dhe i palëkundur: drejt BE-së dhe NATO-s, si pjesë e natyrshme e familjes euroatlantike”, shkroi Osmani.

 

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →