RTV21
BallinaTeknologji
💻 Teknologji

WhatsAppi po teston një funksion të rëndësishëm

nga Gentrita Xhemajli1 min më parë
WhatsAppi po teston një funksion të rëndësishëm

WhatsApp po teston një funksion të ri që do t’u mundësojë përdoruesve të dërgojnë mesazhe që mund të lexohen vetëm një herë, përpara se të zhduken përgjithmonë.

Aktualisht, aplikacioni ofron mundësinë që fotografitë, videot dhe mesazhet zanore të shihen ose dëgjohen vetëm një herë. Tani, kompania po zgjeron këtë funksion edhe për mesazhet tekstuale, një veçori që prej kohësh ofrohet nga aplikacione të tjera të komunikimit.

Funksioni i ri është vërejtur në versionin beta të WhatsApp për iPhone (iOS), të shpërndarë përmes TestFlight, si dhe në versionin testues për Android. Pas shkrimit të një mesazhi, përdoruesit do të mund të zgjedhin opsionin “Dërgo si mesazh që lexohet vetëm një herë”.

Pasi marrësi ta hapë dhe ta lexojë mesazhin, ai do të fshihet automatikisht. Për më tepër, mesazhi nuk do të mund të kopjohet, përcillet apo ndahet me të tjerët. WhatsAppi do të bllokojë gjithashtu ‘screenshots’ dhe regjistrimin e ekranit, për të ruajtur privatësinë e përmbajtjes.

WhatsApp nuk ka bërë të ditur ende se kur funksioni i ri do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, por fakti që ai po testohet në fazën TestFlight tregon se lansimi mund të ndodhë së shpejti.

Mbyllet aksioni me sukses, gjenden dy motoristët në zonën e Jezercit
LAJMI TJETËR →
Mbyllet aksioni me sukses, gjenden dy motoristët në zonën e Jezercit

Më të fundit

Të gjitha →