RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Uragani “Laura” ua mori jetën 6 personave

nga Kaltrina Berila28 gusht 2020

Të paktën gjashtë njerëz kanë humbur jetën ndërsa Uragani Laura “pushtoi” shtetin amerikan të Luizianës.

Erërat deri në 240 km/orë shkaktuan dëme të mëdha, me ndërprerje të energjisë në më shumë se gjysmë milion shtëpi dhe një zjarr kimik nga një fabrikë industriale, transmeton rtv21.tv.

Por, frika e stuhisë u shmang ndërsa uragani, më i madhi i shtetit, shkoi më tej në lindje.

Laura tani ka rënë në statusin e stuhisë tropikale.

Presidenti amerikan, Donald Trump u informua në Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (Fema) në Uashington dhe tha se ai do të shkonte në zonë në fundjavë.

Laura dhe një stuhi tjetër, Marco, më parë kishin përfshinë Karaibet, duke mbytur 24 njerëz./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Ulutash për zvogëlimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë: Rikthehet nëse e kërkojnë zhvillimet
LAJMI TJETËR →
Ulutash për zvogëlimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë: Rikthehet nëse e kërkojnë zhvillimet

Më të fundit

Të gjitha →