Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

U raportua i zhdukur, 50-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

nga Kaltrina Berila14 nëntor 2022
U raportua i zhdukur, 50-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

Një person është gjetur i vetëvrarë me thikë në banesën e tij në Kukës, Shqipëri.
Trupi i 50-vjeçarit u gjet nga zjarrfikësit pasi një i afërmi i tij kishte raportuar për humbje të kontakteve me të prej disa ditësh.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë ndërsa dera e banësës ishte mbyllur nga brenda.
“Mënjëherë, shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, së bashku me shtetasin Y. K., kanë shkuar në banesën e shtetasit A. K. Shërbimet e zjarrfikëses kanë hapur me forcë derën e cila ishte e mbyllur nga brenda dhe në banesë kanë gjetur të pajetë shtetasin A. K., 50 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. K., në gjendje depresioni, është vetëvrarë, disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →