Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

54-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

nga B G16 qershor 2025
54-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, njofton Policia e Kosovës.

“Sot, me datë 16.06.2025 rreth orës 11:00, policia ka pranuar një informatë se në lagjen-Tuneli i Parë në Mitrovicë dyshohej se një person i cili jetonte i vetëm në banesë, nuk kishte dalë nga banesa për tri ditë me radhë ndërsa dera ishte mbyllur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se njësitë policore kanë shkuar menjëherë në atë lokacion e më pas edhe njësia e zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor.

“ Pasi është hapur dera me forcë është gjetur një person, ku mjeku ka konstatuar se personi i gjinisë mashkullore, rreth 54 vjeçar është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.”, përfundon njoftimi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →