Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trupat e gjetur në fabrikën e çelikut, Azovstal ‘do t’i dorëzohen Ukrainës’

nga Egzona Mehmeti31 maj 2022

Rusia informoi se trupat e gjetur “brenda një njësie ftohëse” në tunele nën fabrikën e çelikut, Azovstal në Mariupol do t’i dorëzohen Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat e saj gjetën “152 trupa të militantëve të vdekur dhe ushtarakë të forcave të armatosura të Ukrainës” në fabrikën e çelikut, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Forcat ruse morën kontrollin e qytetit port në prill, por mijëra mbrojtës ukrainas mbetën në fabrikën e çelikut.

Ata janë dorëzuar në fillim të këtij muaji dhe janë dërguar në territorin e pushtuar nga Rusia./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →