Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia sulmon fabrikën e çelikut Azovstal

nga Venera Grabanica9 maj 2022

Forcat ruse po kryejnë operacione në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol të mbështetur nga tanke dhe zjarr artilerie, thotë ministria e mbrojtjes e Ukrainës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Oleksandr Motuzyanyk thotë se ai nuk do të përjashtojë mundësinë e sulmeve ajrore të ardhshme në uzinë, ku trupat e fundit ukrainase të mbetura janë të strehuara në Mariupol, transmeton rtv21.tv

“Në Mariupol, armiku vazhdon të bllokojë njësitë tona në fabrikën Azovstal. Me ndihmën e zjarrit të artilerisë dhe tankeve, vazhdojnë sulmin e tyre,” tha Motuzyanyk në një konferencë shtypi.

Ai shton se tani ka shtatë lëshues të kalibrit rus me kapacitet municioni deri në 50 raketa në Detin e Zi.

Putin më parë i tha ministrit të tij të mbrojtjes që të mos sulmonte Azovstal, për të shmangur humbjet e jetëve ruse, dhe Moska ka mohuar akuzat e mëparshme të Ukrainës për sulmin në kompleks. Por forcat e mbështetura nga Kremlini thuhet se kanë intensifikuar zjarrin e tyre në fabrikën e çelikut ditët e fundit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →