RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tërmet në Greqi

nga E.Bullaku26 shtator 2020

Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter ka rënë të shtunën në mbrëmje në Greqi.

Epiqendra ka qenë në det pranë Halkidiki, afër Malit Athos sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Dridhja kishte një thellësi prej 19.6 km dhe një epiqendër në 23 km në jug-jugperëndim të malit Athos dhe 141 km në lindje-juglindje të Selanikut.

Tërmeti preku skajin jugor të gadishullit të Malit Athos dhe majën jugore të Sithonia. Asnjë dëm nuk është raportuar deri më tani./oranews

ETIKETA:#Bota#Lajme
Rama për “Sunny Hill”: Para 5 vjetëve më shpallët hajn, e sot thurni lavde për të
LAJMI TJETËR →
Rama për “Sunny Hill”: Para 5 vjetëve më shpallët hajn, e sot thurni lavde për të

Më të fundit

Të gjitha →