Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Situata aktuale në vend, Bislimi e pret në takim emisarin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

nga RTV21 Portal24 korrik 2024
Situata aktuale në vend, Bislimi e pret në takim emisarin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg.

Temë e diskutimit ka qenë situata aktuale në vend.

“Palët diskutuan mbi situatën aktuale në vend, ku zëvendëskryeministri Bislimi e njohu z. Blankenborg me punën e Qeverisë në kontekst të zhvillimit të vendit në rrafshin ekonomik, duke veçuar dhe të dhënat më të fundit që tregojnë për ulje të papunësisë në tremujorin e fundit të vitit 2023, nga 11.8% sa ishte në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%. Zëvendëskryeministri shtoi se këto rezultate të arritura në rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, në tri vitet e fundit, janë histori suksesi e shtetit tonë dhe projektim premtues për të ardhmen e vendit, dëshmuar dhe nga rankimet pozitive në indekset ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej, ata biseduan dhe mbi zhvillimet në rajon e procesin e dialogut.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg, për bisedën e zhvilluar dhe takimin e frytshëm e produktiv.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →