Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bislimi takoi emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend

nga Egzona Mehmeti10 nëntor 2022
Bislimi takoi emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, sot priti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe të Dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, i shoqëruar nga Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.
Në takim, siç u bë e ditur në komunikatë, u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe hapat e ardhshëm në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, me ç’rast, Bislimi theksoi se është koha për të diskutuar rreth marrëveshjes kornizë, që çojnë drejt normalizimit të plotë të raporteve dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazisë, shërbimit ndaj qytetarëve, paqes dhe sigurisë. Bashkëpunimi, koordinimi dhe thellimi i marrëdhënieve me shtetet e Gjermanisë dhe të Sllovenisë, janë tejet të rëndësishme për Kosovën, si partner dhe aleat të fuqishëm të vendit tonë.”, u bë e ditur në komunikatë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →