RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

SHBA kërkon njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

nga RTV2117 dhjetor 2018

Shtete e Shkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje të plotë formimit të Ushtrisë së Kosovës

Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, gjatë seancës urgjente që është duke u mbajtur në Këshillin e Siguresë të thirru nga Serbia, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Sipas SHBA-së, Kosova nuk ka shkel asnjë dokument me rastin e formimit të Ushtrisë dhe po ashtu theksoi se kjo nuk bie ndesh as me Rezolutën 1244.

Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të mos marrin veprime provokative dhe ka inkurajuar Kosovën dhe Serina që të vazhdojnë dialogun, për të arritur të njohja e reciproke.

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
LAJMI TJETËR →
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?

Më të fundit

Të gjitha →