🇽🇰 Kosova
Seanca konstituive vazhdon nesër, a do të përfundojë saga e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit?
nga B G22 prill 2025
Kuvendi i Kosovës edhe zyrtarisht njoftoi për vazhdimin e seancës konstituive.
Sipas njoftimit seanca pritet të mbahet të mërkurën me 23 prill në ora 10: 00.
Kuvendi i Kosovës edhe të hënën për herë të katërt dështoi të konstituohet. Kjo pasi që Vetëvendosje kërkoi që seanca të shtyhet pasi për siç thanë të arritur një marrëveshje me partitë opozitare në lidhje me propozimin për kryetar të Kuvendit.
Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por e njëjta nuk po përkrahet nga opozita./21Media











