Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Votimi i Kryeparlamentarit – A Lejohet votimi i fshehtë intelegjenca artificiale Jep Përgjigjen Ligjore

nga Venera Grabanica8 korrik 2025
Votimi i Kryeparlamentarit – A Lejohet votimi i fshehtë intelegjenca artificiale Jep Përgjigjen Ligjore

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me “episodin” e saj të 44-të, i cili pritet të mbahet nesër nga ora 11:00. Megjithatë, një pikëpyetje ligjore ka ngritur diskutime në opinion: A lejohet votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit?

Në vend të komenteve nga juristë apo analistë politikë, kësaj radhe kemi vendosur të sfidojmë inteligjencën artificiale — konkretisht, platformën ChatGPT — me këtë pyetje:

A lejohet votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri të Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive, pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura në Republikën e Kosovës?

Përgjigjja e ChatGPT ishte e qartë:

Jo, nuk lejohet votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive.

Arsyetimi:
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit bëhet me votim të hapur.

Ky interpretim i qëndrueshëm vjen në një moment të ndjeshëm politik, ku sytë e publikut janë drejtuar nga kandidatura e Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares.

Rrjedhimisht, çdo tentativë për votim të fshehtë në këtë rast do të ishte në kundërshtim me kornizën ligjore të shtetit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →