RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Rënia e Coutinhos, Aston Villa kërkon shumë simbolike për ta larguar

nga B.K3 korrik 2023
​Rënia e Coutinhos, Aston Villa kërkon shumë simbolike për ta larguar

Philippe Coutinho nuk po kalon nëpër momentet më të mira të karrierës së tij.

Në fakt, që prej largimit nga Liverpooli kur iu bashkua Barcelonës, braziliani ka pasur rënie në karrierën e tij, derisa tani është pjesë e Aston Villës në Angli.

Por, e ardhmja e tij mund të sjellë të reja interesante pasi që për ish-mesfushorin e Interit ka ardhur një ofertë nga skuadra turke Besiktas.

Siç raporton portali turk “Milliyet”, në fakt lojtari i është ofruar nga klubi i tij, Aston Villa, skuadrës turke Besiktas për rreth 8 milionë euro.

Një shifër jo shumë e lartë për 31-vjeçarin brazilian, i cili në vitin 2018 u ble nga Barcelona për një shumë prej 135 milionë euro.

Futbollisti ka kontratë deri në vitin 2026 dhe “Villans” do të donin ta shesin menjëherë për të fituar para.

WhatsAppi po teston një funksion të rëndësishëm
LAJMI TJETËR →
WhatsAppi po teston një funksion të rëndësishëm

Më të fundit

Të gjitha →