Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

​Rama takon von der Leyen në Pragë flasin për vendosjen e piketave për rrugën drejt BE-së

nga B G30 gusht 2024
​Rama takon von der Leyen në Pragë flasin për vendosjen e piketave për rrugën drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Pragë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një postim në Facebook, i pari i qeverisë shqiptare ka shkruar se takimi është zhvilluar me qëllim vendosjen e ‘piketave’ për rrugën e përbashkët evropiane.

“Pragë – Me Ursula von der Leyen, presidenten e sapo zgjedhur të Komisionit Evropian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët evropiane”, ka shkruar Rama.

Edi Rama ndodhet në Pragë ku nga sot e deri të dielën mbahet Forumi vjetor Globsec.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →