🗺️ Rajoni
Rama në Bruksel takon Von der Leyen, flasin për integrimin e rajonit
nga Venera Grabanica14 shkurt 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Bruksel, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.
Kryeministri Rama u takua sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Fokus i diskutimeve të takimit të Kryeministrit Rama me zyrtarët e lartë të BE-së do të jetë integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe plani i rritjes ekonomike.










