Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin tim për Asociacionin, do kishte rezultat më të mirë
Rama në një intervistë për “A2 CNN” tha se Kosova do duhet t’ia imponojnë Serbisë njohjen e Kosovës vetëm duke u ulur në tryezën e bisedimeve.
“Nuk kam pasur iluzione për asnjë nga këto aktorët publik që i njoh, nuk kam qëndrime për të modifikuar. Të kthehesha pas, do i bëja sërish, nuk jam i kushtëzuar në qëndrimet e mia. Kur ndodh diçka si në Banjskë mbajta qëndrimin e duhur, nuk duhet të jemi linear, por fleksibël në përpjekje për ta çuar kauzën aty ku duhet, dhe kjo arrihet vetëm ta mundim Serbinë në tryezë, ta imponojmë në tryezë njohjen e Kosovës”, ka thënë Rama në
Rama ka theksuar se po të ishte lexuar propozimi i tij për Asociacionit, do të kishte dalë rezultat edhe më i mirë.
“Tani që është bërë fakt publik propozimi që kam bërë unë për Asociacionin. E kanë parë që do ishte më e udhës të mos ta kishin përjashtuar, por ta kishin lexuar, se do kishin dalë në një rezultat edhe më të mirë”, u shpreh ai.
Rama propozoi një draftstatut të Asociacionit, i cili iu dërgua liderëve evropianë. Megjithatë, një i tillë nuk u pranua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Më vonë, Kurti e pranoi draftstatutin e ardhur nga Bashkimin Evropian.











