Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama e përgëzon Kurtin që e ka pranuar propozimin e BE-së si kornizë për negociatat në vijim

nga B G26 tetor 2023
Rama e përgëzon Kurtin që e ka pranuar propozimin e BE-së si kornizë për negociatat në vijim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përgëzuar homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti për siç ka thënë ai pranimin e propozimit të BE-së për Asociacionin.

Rama në platformën X e ka quajtur këtë një moment historik.

“E përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të avancuar me vendosmëri drejt zgjidhjes debllokuese të Asociacionit përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme. Ky është me të vërtetë një moment historik i rëndësishëm.” , ka shkruar Rama.

Ai ka porositur liderët të zbatojnë Marrëveshjen Bazë.

“Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të demonstrojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët tanë perëndimorë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Themelore për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme. Rajoni ynë meriton paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët, më të mirë, në vend të konflikteve, lojërave të fajësimit dhe pengesave që na dëmtojnë të gjithëve.”, ka përfunduar ai./21Media

I commend the Prime Minister of Kosova for accepting the EU proposal to advance firmly towards a deblocking solution on ASM through self-management instruments as a framework for upcoming negotiations. This is indeed an important milestone. The leaders of Kosovo and Serbia should…

— Edi Rama (@ediramaal) October 26, 2023

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →