Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qasja e pushtetit në Kuvend shihet si cenim i demokracisë

nga Venera Grabanica12 tetor 2023
Qasja e pushtetit në Kuvend shihet si cenim i demokracisë

Qasja e qeverisë dhe e deputetëve të pushtetit në Kuvend po shihet si tendencë   për cenimin e demokracisë dhe parimeve të saj. Shoqëria civile vlerëson se qeveria duhet pasur kujdes që qasja e saj të jetë në frymën e parimeve demokratike.

“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare të gjithë deputetët që i bëjnë pyetjet nuk do të kenë përgjigjen time”, tha Kurti.

Nga ky qëndrim i kryeministrit Kurti duket se nisën kritikat për tendencën e Qeverisë për  shkelje të demokracisë dhe shantazhim të deputetëve.

Për të vazhduar më pas për dështimin e konstituimit të Komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore për tri herë radhazi për shkak si të mospjesmarrjes së deputetëve të pushtetit.

“Është hera tretë që po i presim koleget në pushtet që t’i bashkohen këtij komisioni dhe bashkërisht të bëjmë konstituimin e komisionit, mirëpo po e shihni që sërish mungojnë..’, deklaroi Qalaj.

Drejtori i Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri vlerëson se pengimi dhe pamundësimi i punës së Kuvendit cenon drejtpërdrejt demokracinë në vend. Sipas tij, qasja e kryeministrit Kurti dhe e deputetëve të shumicës parlamentare është e papranueshme.

“Në disa raste shkelja e Kuvendit ka qenë dhe mbetet shumë problematike  ky rasti i fundit që e kemi refuzimi për t’u përgjigjur pyetjeve se ata s’po marrin pjese ne votun te marrëveshjeve mendoj se është edhe antikushtetuese e papranueshme sepse ai e ka përgjegjësi të jap llogari. Kjo pengesë që po ia bënë partia më e madhe në Kuvend themelimit të komisionit hetimor është mjaft e dëmshme sepse s’po lejon hetimi se çka ka ndodh me rezervat  dhe në anën tjetër po ia pengon Kuvendit njërin nga mekanizmat….Ky pengim i komisioni po na tregon në njërën anë  se ka diçka për t’u fshehur dhe në anën tjetë po e pengon Kuvendin. Në demorkacinë parlamentare nëse pengohet Kuvendi apo pamundësohet puna e tij është cenin i drejtpërdrejt  i demokracisë dhe përgjegjësinë për funksionimin e Kuvendit e ka gjithë mazhoranca s’mund ta ketë pakica politike”, tha Ymeri.

Edhe Violeta Haxholli nga Instituti i Demokratik i Kosovës, thotë se pushteti nuk është konstruktiv në sigurimin e një konsensusi të gjerë politik për iniciativat ligjore për të cilat i nevojiten edhe votat e opozitës.

Sipas saj, qeveria duhet pasur kujdes që qasja e saj të jetë në frymën e parimeve demokratike.

“Përpjekjet  për sigurim të votave u dëmtuan nga qasja e kryeministrit që refuzoi kjo nuk është në përputhje me parimet demokratike pasi që Kosova si republike parlamentare qeveria  duhet të jetë llogaridhënëse e Kuvendit….ishte hap mbrapa në aspektin demokratik pasi kryeministri e ka obligim t’i përgjigjet Kuvendit. Ai komision s’po konstituohet për shkak se partia në pushtet s’po merr pjesë në këso lloj rrethanash nevojitet të ketë një marrëveshje politike  mes partisë në pushtet dhe opozitës në mënyrë që të dyja palët të shtyjnë përpara interesat…të zhvillohet dialog politik parlamenetar. Demokracia ka shumë komponente është vështirë të thuhet që për shkak se kemi këso zhvillimesh në Kuvend po dobësohet demokracia si e tillë por duhet pasur kujdes sidomos nga ana e pushteti ekzekutiv që kur vjen puna për t’i dhënë llogari legjislativit t’i përgjigjet në bazë të mekanizmave parlamentar”, tha Haxholli.

Opozita vazhdimisht ka kritikuar kryeministrin Kurti për mënyrën e qeverisjes me vendin duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja në vend për çka edhe  kanë bllokuar miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →