Aktorja, njëherësh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar për fotografinë që i kanë bërë sot në Kuvend, ku shihet duke fjetur.
“Kur opozita fol e ti e nin zemrën tu u ngushtu e krytë tu t’dhimt!”, ka shkruar Matoshi për fotografinë që është shpërndarë në rrjetet sociale.
Aktorja i ka fajësuar kolegët e opozitës për fotografinë.
“Të nderuar ndjekës të mi! Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit! Kanë kohë të bëjnë fotografi, kanë kohë të më shtantazhojnë por kurrë kohë nuk patën të punojnë për të rregulluar diçka për vendin tonë! Edhe e kam kuptuar që janë shumë të lidhura me disa por*tale e luftojnë për klikime e pastaj paratë i ndajnë bashkë! Ata kan qejf pak edhe me qenë pak IN, por kurrëqysh nuk kanë dhezur që sa vjet”, ka shkruar Adriana Matoshi në InsatStory./21Media










