Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth këtij rast i cili ka ndodhur rreth orës 14:19.
“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë / 03.09.2024 – 14:19. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari kosovar për motive të panjohura e ka sulmuar dhe i njëjti kishte përdorur edhe armën. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Bëhet e ditur se i dyshuari ndodhet në arrati derisa rasti është duke u hetuar.
Kurse ditë më parë në të njëjtën lagje pas përleshjes me armë ndërmjet dy grupeve ka vdekur një person dhe pesë të tjerë janë lënduar./21Media











