Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje rreth rastit të kanosjes së dy pjesëtarëve të KFOR-it

nga Kaltrina Berila27 shkurt 2024
Policia jep detaje rreth rastit të kanosjes së dy pjesëtarëve të KFOR-it

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit së kanosjes së dy pjesëtarëve të KFOR-it në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.

Në raport bëhet e ditur se pas arrestimit të dy të dyshuarve, njërit nga ta i është kontrolluar edhe shtëpia ku u gjet dhe u sekuestrua një pushkë gjuetie.

“Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal, dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kanosur. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →