Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një 19-vjeçar

nga Kaltrina Berila4 korrik 2022

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në Veternik afër lagjes 038.
Si pasojë e këtij aksidenti një 19-vjeçar ka humbur jetën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka thënë se në aksident ishin përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.
Vetëm gjatë 3 korrikut, në rrugët e Kosovës humbën jetën tre persona./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →