Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur dje në fshatin Sallagrazhd të Suharekës, ku humbi jetën një 14 vjeçar.
Sipas Policisë, i mituri derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, kishte shkaktuar vetaksident duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë e aksidentit ai kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri, po ashtu i mitur, i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media










