🇽🇰 Kosova
Përfaqësues të pakicave kritikojnë LDK-në për përjashtim nga ftesa për qeveri trancizionale
nga Venera Grabanica7 maj 2025
Para fillimit të seancës konstituive, Elbert Krasniqi, nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) ka kritikuar ftesën e kryetarit te Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, që partitë politike shqiptare të bëhen bashkë për një qeveri tranzicionale.
“Kjo qasje përjashtueshe nuk është në frymën e Republikës së Kosovës, në frymën multietnike të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi, përkrah Emilija Rexhepit, nga Partia e Re Demokratike, dhe Nenad Rashiqit, nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.











