Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kica-Xhelili: LDK-ja nuk hyn në qeveri që nuk e udhëheq LDK-ja

nga Gentrita Xhemajli11 mars 2025
Kica-Xhelili: LDK-ja nuk hyn në qeveri që nuk e udhëheq LDK-ja

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, thotë se partia që përfaqëson e ka bërë të ditur qartë gjatë fushatës se LDK-ja nuk hyn në qeveri të cilën nuk e udhëheq Lumir Abdixhiku.

Ajo thotë se mjaft i qartë është bërë edhe hendeku i thelle me LVV-në si dhe nuk është parti “bllok opozitare”.

“Duke e vendosur LDK-në para interesave personale, ne po e vendosim Kosovën para gjithçkaje tjetër. Për ne, dobësimi i LDK nënkupton dobësim të vet Kosovës. Prandaj, gabimet nuk i përsërisim! Sot, i qëndrojmë besnik elektoratit tonë, qëndrimeve tona”, shkroi ajo në Facebook.

Kica-Xhelili tutje shtoi se nëse vendi e do LDK-në në opozitë, si parti të tretë, aty do e ketë, duke konfirmuar se nuk ka pritshmëri që “kundërshtarët” e LDK-së të pajtohen me ta.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →