Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron Starmer për fitoren: “Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve”

nga RTV21 Portal5 korrik 2024
Osmani uron Starmer për fitoren: “Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar liderin laburist, Keir Starmer, i cili pas fitores pritet të marrë postin e kryeministrit.

Osmani tha se vendi i tij ka një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve, derisa shtoi se do të punojnë bashkë për të forcuar aleancën mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Urime të përzemërta, Keir Starmer, për fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë. Ju uroj suksese derisa po merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani në platformën “X”./21Media

Heartfelt congratulations, @Keir_Starmer, on your historic election victory!

The UK holds a special place in the hearts of all Kosovars, and I am confident that together, we will work closely to strengthen our longstanding alliance. Best of luck as you take on this important…

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 5, 2024

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →