Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takon zëvendëssekretarin Landau: Kosova krah me SHBA-në, në përputhje me vizionin e Trumpit

nga Kaltrina Berila11 korrik 2025
Osmani takon zëvendëssekretarin Landau: Kosova krah me SHBA-në, në përputhje me vizionin e Trumpit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për “të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump”.

Ajo ka takuar zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, në Washington D.C.

“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Të enjten, në 10 korrik, Osmani ka konfirmuar qëndrimet e presidentit të ShBA-së, Donald Trump, se së fundmi ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

E para e vendit, në një diskutim të enjten në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, tha se presidenti amerikan, Donald Trump ishte shumë i qartë në deklarimet e tij dhe si ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm së fundmi në ndalimin e ndalimin e Serbisë në përpjekjet e saj kundër Kosovës.

Tri javë më pare, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, në të njëjtën mënyrë si India dhe Pakistani, duke ndaluar konfliktin e drejtpërdrejtë ushtarak, teksa rikujtoi se si në mandatin e tij të parë Kosova dhe Serbia po shkonin drejt një lufte, por ajo u ndalua nga administrata e tij.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →