Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: S’do të ndalemi së kërkuari drejtësi për mizoritë e kryera nga regjimi serb

nga Kaltrina Berila31 mars 2024
Osmani: S’do të ndalemi së kërkuari drejtësi për mizoritë e kryera nga regjimi serb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.

Në 25-vjetorin e këtyre dy masakrave, Osmani ka thënë se do të punohet çdo ditë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi.

Ajo ka shtuar se refuzon që me kalimin e kohës të zbehet historia e të rënëve.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastasellë të Rahovecit, vranë dhe masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë, barbarinë e tij, regjimi kriminal e vazhdoi në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil. Përkundrazi, me vendosmëri dhe përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë”, ka thënë ajo./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →