Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani në 26-vjetorin e masakrës së Rezallës: Ne s’do të ndalemi së kërkuari drejtësi

nga Kaltrina Berila5 prill 2025
Osmani në 26-vjetorin e masakrës së Rezallës: Ne s’do të ndalemi së kërkuari drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Rezallës.

Ajo tha se masakra e Rezallës ishte pjesë e një plani sistematik të shtetit serb për shfarosje, duke dëbuar me dhunë shqiptarët nga toka e tyre, nëpërmjet përndjekjes, vrasjeve masive, dhunimeve, djegieve dhe shkatërrimit.

“Më 5 prill 1999, në fshatin Rezallë të Drenicës, forcat e regjimit gjenocidal serb kryen një nga mizoritë më të rënda të luftës në Kosovë. Të rrethuar në shtëpitë e tyre, 98 djem e burra – banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, u ekzekutuan në mënyrë çnjerëzore. Vrasja sikur nuk ju mjaftoi, ndaj zhdukën trupat e 44 prej viktimave, një akt tjetër i errët që synonte fshirjen e gjurmëve të gjenocidit. Disa prej këtyre trupave u gjetën vite më vonë në varrezat masive në Rudnicë të Rashkës, në territorin e Serbisë”, ka thënë Osmani.

E para e vendit tutje tha se “nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, sikurse as duke i kujtuar dhe nderuar përheherë. Lavdi përjetë martirëve të Rezallës!”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →