🇽🇰 Kosova
Osmani: Është radha e Kosovës, Ukrainës e Bosnje-Hercegovinës në NATO
nga Venera Grabanica10 korrik 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur mbështetjen e dhënë nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan për pranimin e Suedisë në NATO.
Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se tani radhën e kanë Kosova, Ukraina dhe Bosnje-Hercegovina.
“Lajm i shkëlqyer. Është radha e Kosovës, Ukrainës dhe Bosnje dhe Hercegovinës në NATO, për një Aleancë dhe për një Evropë më të sigurt e të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani./21Media











