Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Bosnje i shërben paqes në rajon

nga RTV21 Portal20 korrik 2024
Osmani: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Bosnje i shërben paqes në rajon

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Ajo ka thënë se thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës e Bosnje e Hercegovinës i shërben paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

“Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat ndajnë një të kaluar të dhimbshme, por një përkushtim të pashoq për të punuar bashkë për drejtësi për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ndryshe, Bosnja e Hercegovina është njëra ndër vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën shtet.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →