Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Izrael, kërkohet vetëm leja elektronike ETA-IL

nga Gentrita Xhemajli30 prill 2025
Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Izrael, kërkohet vetëm leja elektronike ETA-IL

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka njoftuar se për kosovarët që mbajnë një pasaportë valide të Republikës së Kosovës dhe që duan ta vizitojnë Izraelin për turizëm, do t’iu duhet të pajisen me një leje për hyrje nga shteti i Izraelit.

Para se të udhëtojnë drejt Izraelit, të gjithë shtetasit e Kosovës janë të detyruar të pajisen me ETA-IL (Autorizim Elektronik për Udhëtim) për të hyrë në Shtetin e Izraelit.

Se si mund të kryhet kjo procedurë, mund ta ndiqni videon e mëposhtme.

Ambasadorja Ziv sqaron se të gjithë shtetasit e Kosovës që planifikojnë të vizitojnë Izraelin duhet të aplikojnë për ETA-IL të paktën 72 orë para mbërritjes.

“Një ETA-IL e miratuar tregon se ju lejohet të udhëtoni në Izrael dhe të qëndroni deri në 90 ditë për çdo vizitë. Të gjithë udhëtarët drejt Izraelit duhet të kenë një vizë të vlefshme ose një miratim ETA-IL përpara se të nisin udhëtimin e tyre. Marrja e një ETA-IL është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë, nëse i plotëson kushtet”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq më 18 qershor 2024 Izraeli ka hequr vizat për kosovarët.

Procesi i aplikimit për ETA-IL është i thjeshtë dhe mund të kryhet në mënyrë elektronike përmes faqes zyrtare të autoriteteve izraelite: https://israel-entry.piba.gov.il/learn-about/

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →