🇽🇰 Kosova
Nga 22 shkurti kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe
nga Venera Grabanica23 janar 2024
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka njoftuar se nga 22 shkurti qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gërvalla ka njoftuar se pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sot Kosova ka pranuar Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-s.
”Për përfundimin me sukses të këtij procesi falënderoj Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për kontributin e dhënë në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan si dhe homologun tim Abdullah bin Zayid Al Nahyan. Kështu, me hapa të sigurtë po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.Vazhdojmë me lajme të mira!”, ka shkruar Gërvalla./21Media









