Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nga 3 shtatori hyjnë në grevë punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik i disa shkollave dhe i QMF-ve në Prishtinë

nga B G28 gusht 2024
Nga 3 shtatori hyjnë në grevë punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik i disa shkollave dhe i QMF-ve në Prishtinë

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka njoftuar se punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik të disa shkollave në kryeqytet, të të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, do të fillojnë grevën më 3 shtator.

Ai ka shtuar se greva opo bëhet për arsye se pagat e tyre ka mundësi të mos implementohen me rritje nga 2 shtator.

“Me kërkesën e punëtorëve. Teknik dhe atyre të sigurimit fizik të shkollave: Dardanisë ,Pjetër Bogdani , e Muzikës ,Naim Frashëri, Shkolla e Gjelbër , Mehmet Xhevori ,Hoxhë Kadri Prishtina , Avdyl Frashëri, Asim Vokshi , Gjergj Fishta të komunës së Prishtinës, të gjitha QMF në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik te QKUK me 3 shtator do të fillojnë grevën e tyre pasi që pagat e tyre ka gjasa mos të implementohen me rritje nga 1 shtatori”, ka shkruar Azemi në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →