Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të UP-së dhe Qendrës Studentore nga nesër në grevë

nga Kaltrina Berila20 shkurt 2024
Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të UP-së dhe Qendrës Studentore nga nesër në grevë

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hyjnë në grevë që nga e mërkura.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik dhe Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi përmes një komunikate për media.

Ai ka thënë se rreth 250 punëtorë do të hyjnë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

“Nesër me 21.02.2024 që nga ora shtatë e mëngjesit të gjithë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë për shkak të pagave te ulta. Numri i grevistëve është rreth 250”, ka thënë Azemi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →