Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Neymar bëhet baba për herë të tretë

nga Kaltrina Berila21 korrik 2024
Neymar bëhet baba për herë të tretë

Neymar është bërë baba për herë të tretë – pothuajse nëntë muaj pasi ishte bërë baba i një vajze.

Ylli brazilian i futbollit, 32 vjeç, ka bërë të ditur në Instagram se familja e tij është shtuar edhe me një vajzë, të cilën e ka quajtur Helena.

Ai e bëri njoftimin së bashku me një seri fotografish të bëra në spital me të posalindurin, duke shkruar: “Helena 03/07/202.”

Lindja e Helenas vjen gati nëntë muaj pasi ai njoftoi se ishte bërë baba i vajzës Mavie, me ish-in e tij 30-vjeçare, Bruna Biancardi.

Në mesin e fotografive të të porsalindurës me familjen e tij ishte një e Neymarit me krahun rreth djalit të tij Davi Lucca, 12 vjeç, të cilin e ka me ish-të dashurën, Carolina Dantas, 30 vjeç.

Një tjetër imazh tregonte Davin duke vështruar motrën e tij të vogël teksa ishte ulur në një karrige.

Neymar, i cili luan për klubin e Arabisë Saudite, Al Hilal dhe kombëtaren e Brazilit, e ka vajzën e tij të dytë Helena me modelen Amanda Kimberlly, e cila gjithashtu njoftoi për lindjen e vajzës së tyre në një postim në Instagram.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →