Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është bërë baba për herë të tretë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Emira janë bekuar me një vajzë për të cilën zgjodhën emrin, Kaona.
”Së bashku me Emirën dhe vajzat tona të dashura – Knidën dhe Erenën, jemi shumë të lumtur që na erdhi në jetë Kaona!”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Glauku dhe Emira janë prindër edhe të dy vajzave.










