Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Netanyahu nuk e përjashton mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

nga Kaltrina Berila16 qershor 2025
Netanyahu nuk e përjashton mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk e përjashtoi mundësinë e shënjestrimit të udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, kur u pyet nga ABC News nëse Izraeli kishte ndërmend ta bënte këtë.

“Shikoni, ne po bëjmë atë që duhet të bëjmë”, u përgjigj Netanyahu.

Ai këmbënguli se eliminimi potencial i udhëheqësit suprem do të “i jepte fund konfliktit”, jo ta përshkallëzonte atë.

“‘Lufta e përjetshme’ është ajo që dëshiron Irani dhe ata po na çojnë në prag të luftës bërthamore. Në fakt, ajo që po bën Izraeli është parandalimi i kësaj, duke i dhënë fund këtij agresioni”, tha ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →