Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Netanyahu s’e përjashton shënjestrimin e Khameneit: Askush në Iran s’duhet të ketë imunitet

nga Gentrita Xhemajli19 qershor 2025
Netanyahu s’e përjashton shënjestrimin e Khameneit: Askush në Iran s’duhet të ketë imunitet

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta shënjestroi liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, raporton CNN.

I pyetur të enjten nga transmetuesi publik izraelit “Kan” për ta komentuar një deklaratë të bërë nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, që tha se Khamenei “s’mund të vazhdojë të ekzistojë më”, Netanyahu tha: “Unë udhëzova që askush në Iran s’duhet të ketë imunitet”.

“Përtej kësaj, nuk mendoj se është e përshtatshme ose e nevojshme që unë të shtoj diçka. Unë besoj se veprimet duhet të flasin shumë më fortë se fjalët”, tha Netanyahu.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →