Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pikat kufitare në Kosovë.
Nga të dhënat e fundit, mërgimtarët po presin katër orë në pikën kufitare në Merdarë.
Në dalje të kësaj pike, kolona është 1500 metra.
Deri në një orë qytetarët po presin në Jarinje, pasi kolona aty aktualisht është 800 metra.
Tutje bëhet e ditur se nga 10 minuta pritjet janë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë.











