Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbi katër orë pritje në Merdarë dhe Mutivodë

nga Venera Grabanica19 gusht 2023
Mbi katër orë pritje në Merdarë dhe Mutivodë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se bashkatdhetarët tanë po presin mbi katër orë për të dalë nga Kosova në vendkalimet kufitare në Merdarë dhe Mutivodë, ku kolona e automjeteve brenda territorit të Kosovës arrin deri në 1.8km.

Sipas këtij njoftimi, pritjet të gjata për të dalë nga Kosova ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku po pritet deri në dy orë.

Në vendkalimet Muçibabë dhe Jarinjë, për të hyrë në Serbi po pritet nga 45 deri në 60 minuta.

Bëhet e ditur se për të hyrë në Kosovë në të gjitha vendkalimet nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →