Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maqedonci e Kasanof flasin për zbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misione ndërkombëtare

nga Venera Grabanica14 janar 2025
Maqedonci e Kasanof flasin për zbarkime të FSK-së me trupat amerikane në misione ndërkombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë pritur të martën në takim nga Ndihmëssekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar se në këtë takim është theksuar rëndësia e vazhdimit të mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e vendit për integrim në strukturat euro-atlantike.

“Në këtë kontekst u diskutua edhe për bashkëzbarkimet e planifikuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombetare me trupat amerikane, që përveç aspektit të rritjes së ndërveprueshmërisë në aspektin ushtarak, do të ketë ndikim pozitiv edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →