Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi pjesëtarët e FSK-së në ushtrimin e përbashkët me trupat amerikane

nga Egzona Mehmeti21 maj 2022

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në kudër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot vizitoi nga afër trupat e FSK-së në ushtrimin e përbashkët me ushtarakët Amerikan në Iowa.
Gjeneral Jashari së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Corell panë nga afër ushtarakët e FSK-së, së bashku me ushtarakët amerikanë gjatë realizimit të konceptit të ushtrimit të përbashkët.
“KOMFSK vëzhgoi nga afër planifikimin taktik në nivel të kompanisë dhe batalionit si dhe ballafaqimin me zjarrin direkt të armikut, këto stërvitje kanë për synim rritjen e përgatitjeve luftarake për fushëbetejë si dhe ndërveprueshmërinë mes dy forcave. Personeli i FSK-së dhe ai i partnerëve tanë nga SHBA po tregojnë nivel të lartë profesional dhe përkushtim maksimal në përmbushjen e objektivave të ushtrimit.”, u bë e ditur në komunikatën e Shtabit të përgjithshëm të FSK-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →