RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Macron-Putinit: Keni bërë një gabim historik

nga Kaltrina Berila3 qershor 2022

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se i tha Vladimir Putinit se kishte kryer një “gabim historik dhe themelor” duke pushtuar Ukrainën dhe tani ishte “i izoluar”.
“Unë mendoj, dhe i thashë, se ai bëri një gabim historik dhe thelbësor për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, tha ai në një intervistë për mediat rajonale franceze, transmeton rtv21.tv.
Macron gjithashtu nuk përjashtoi një vizitë në Kiev së shpejti.
Udhëheqësi francez ka pasur shumë më tepër kontakte me Putinin që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën, krahasuar me shumicën e homologëve të tij perëndimorë.
Telefonata e fundit e raportuar ishte një bisedë trepalëshe të shtunën midis Macron, Putin dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Rama për “Sunny Hill”: Para 5 vjetëve më shpallët hajn, e sot thurni lavde për të
LAJMI TJETËR →
Rama për “Sunny Hill”: Para 5 vjetëve më shpallët hajn, e sot thurni lavde për të

Më të fundit

Të gjitha →