RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Macron e kërcënoi Kosovën me pezullim të vizave, Vuçiq e falënderon “për miqësinë”

nga Venera Grabanica17 tetor 2023
Macron e kërcënoi Kosovën me pezullim të vizave, Vuçiq e falënderon “për miqësinë”

Deklaratat që ka dhënë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një konferencë në Tiranë për Kosovën me “pezullim të vizave”, duke akuzuar palën kosovare se “s’po i mban fjalët” ka reaguar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk dua të komentoj këtë. Është vendim i njërës prej vendeve më të fuqishme evropiane. Faleminderit Macronit për shumë gjëra tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Për vërejtjen që bëri se duhet të dënojmë dhunën në Banjskë. Ne e kemi bërë këtë disa ditë rresht, madje mendoj se i kam thënë këtë edhe Macronit kur kemi qenë në takim në Granadë”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.

Vuçiq ka folur edhe për deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha të hënën në Tiranë se i ofroi kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, që të nënshkruajë marrëveshjen e Ohrit, por ajo e refuzoi.

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
LAJMI TJETËR →
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?

Më të fundit

Të gjitha →