RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kush e sheh këtë person le të lajmërohet menjëherë në polici

nga Kaltrina Berila16 dhjetor 2024
Kush e sheh këtë person le të lajmërohet menjëherë në polici

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një të dyshuari për “Falsifikim të parasë”, që ka ndodhur më 11 prill të këtij viti në rrugën “William Walker” në Prizren.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren – E-mail adresa: [email protected]”, ka njoftuar Policia./21Media

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
LAJMI TJETËR →
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?

Më të fundit

Të gjitha →